PRISHTINA(F) TRANSFERON LOJTAREN E KOMBËTARES SHQIPTARE
Prishtinë(AsistiOnline) – Lojtarja e përfaqësueses së Shqipërisë dhe ekipit Tirana vitin e kaluar, Enxhi Xhanaj zyrtarisht është bërë pjesë e skuadrës së Prishtinës femrat për edicionin e ri 2019/2020.
Xhanaj është e gjatë 1.80cm dhe luan në pozitën 3/4.
Xhanaj ishte pjesë e sukseseve të Tiranës në vitet e fundit si dhe një ndër lojtaret kryesore të përfaqësueses së Shqipërisë dhe tek Prishtina pritet të jetë një përforcim i spikatur.
Ky është përforcimi i parë i Prishtinës sivjet, përderisa në ditët në vijim skuara kampione aktuale e Kosovës pritet të zyrtarizojë edhe përforcime tjera.
Prishtina sivjet për herë të parë do të luajë në garën ndërkombëtare prestigjioze, Euro Cup.
Komentet janë të mbyllura.