EKSKLUZIVE: ILLMEN BAJRA AFËR TA MARRË DREJTIMIN E BASHKIMIT
Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Bashkimit të Prizrenit është afër zgjidhjes së trajnerit për stinorin e ri.
AsistiOnline.com ka mësuar ekskluzivisht nga burime të veta pranë prizrenasve, se Illmen Bajra pritet të prezantohet tek Bashkimi si trajner i tyre për edicionin e ri.
Bajra në dy edicionet e fundit ka tre tituj, dy si asistent me Bashkimin e Prishtinën dhe një si trajner i ekipit të Femrave.
Ai në të kaluarën ka qenë asistent te Bashkimi dhe në disa ndeshje ka qenë edhe trajner i parë. Ndërsa në stinorin e fundit ishte ndihmës trajner tek Prishtina, si dhe udhëhoqi Kosovën U-18 në konkurencën e femrave në Kampionatin Evropian – Divizioni B.
Bajra në dy edicionet e fundit, në total i ka pesë trofe me ekipe.
Komentet janë të mbyllura.