ITALIA RADHIT FITOREN E DYTË NË BOTËROR
Prishtinë(AsistiOnline) – Italia e ka fituar edhe ndeshjen e dytë në Kampionatin Botëror që po zhvillohet në Kinë.
Italianët kësaj radhe kanë mposhtur ekipin e Angolës pa ndonjë telashe, duke i mposhtur me shifrat 92-61.
Marco Belinelli me 17 pikë dhe Daniel Hackett me 11 sosh, ishin më të merituarit në këtë fitore.
Tek Angola u dallua, Yanick Moreira me 15 pikë.
Me këtë fitore Italia, pothuajse e siguron fazën e dytë në Botëror, përderisa Angola me shumë gjasa do përshëndetet qysh në fazën e grupeve.
Komentet janë të mbyllura.