Basketboll

SPANJA DHE RUSIA ARRIJNË FITORET E DYTA NË BOTËROR

Prishtinë(AsistiOnline) – Kanë përfunduar edhe dy ndeshje të radhës në Kampionatin Botëror që po zhvillohet në Kinë.

Në grupin C, Spanja me shumë më vështirësi ka mposhtur Puerto Ricon, se sa që është pritur me rezultatin 63-73.

Në fitoren e Spanjës sot spikatën, Marc Gasol me 19 pikë dhe Ricky Rubio me 17 sosh.

Në anën tjetër tek grupi B, Rusia ka mposhtur pa ndonjë telashe Korenë me rezultat 73-87.

Më të dalluarit në fitoren e rusëve sot ishin, Vitaly Fridzon dhe Andrey Vorontsevich me nga 13 pikë.

Komentet janë të mbyllura.