USA MPOSHT TURQINË MINIMALISHT, VETËM PAS VAZHDIMEVE
Prishtinë(AsistiOnline) – SHBA-të e kanë mposhtur Turqinë minimalisht, në ndeshjen më interesante të Botërorit “Kina 2019” deri më tash.
Në fakt ndeshja gjatë tërë kohës ishte e barabartë me amerikanët që kishin një epërsi të vogël dhe me Turqinë që e ndjekte rezultatin gjatë tërë kohës, madje në fund e rrëmbeu avantazhin.
Kjo lojë e ngushtë bëri që ndeshja të shkonte në vazhdime, me Tatum që realizoi 2 nga 3 gjuajtjet e lira dhe dërgoi SHBA-të në vazhdime. Ndeshja e ngushtë vazhdoi edhe në vazhdime, por në sekondat e fundit, Khris Middleton u tregua i saktë nga vija e gjuajtjeve të lira dhe ia siguroi fitoren ekipit amerikan 93-92.
Khris Middleton me 15 pikë dhe Kemba Walker me 14 sosh, ishin deçizivë për fitoren e ngushtë të amerikanëve sot.
Tek Turqia u dalluan, Ersan Ilyasova me 23 pikë dhe Melih Mahmutoglu me 18 sosh.
Amerika me këtë fitore i afrohet fazës së dytë të Botërorit, ndërsa Turqia ende nuk e di fatin e saj.
Komentet janë të mbyllura.