Basketboll

POLONIA VAZHDON ME FITORE, ANGOLA E ARRIN TË PARËN

Prishtinë(AsistiOnline) – Kanë përfunduar dy ndeshjet e para të ditës së sotme në Kampionatin Botëror.

Angola ka arritur fitoren e parë në Botëror, duke mposhtur Filipinet 84-81. Valdelicio Joaquim me 20 pikë ishte më i dalluari në këtë fitore të Angolës.

Në anën tjetër, Polonia ka arritur edhe fitoren e tretë në Kampionatin Botëror, ndërsa sot ka mposhtur Cote d’ivoiren me shifrat 63-80. Adam Waczynski ishte më i dalluari me 16 pikë në fitoren e polakëve sot.

Komentet janë të mbyllura.