SERBIA PA TELASHE NDAJ ITALISË, KALON GRUPIN SI LIDERE
Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Serbisë e ka mbyllur fazën e grupeve në Kampionatin Botëror me bilanc të qind për qind 3 ndeshje, 3 fitore.
Serbët sot kanë mposhtur Italinë, pa ndonjë telashe për faktin se gjatë tërë ndeshjes e kishte rezultatin për vete dhe në fund arriti fitore 77-92.
Më të dalluarit në fitoren e Serbisë sot ishin, Bogdan Bogdanovic me 31 pikë e Nikolla Jokic me 15 sosh.
Tek Italia u dalluan, Danilo Gallinari me 26 pikë dhe Marco Belinelli me 15 sosh.
Tutje Serbia luan ndaj Puerto Ricos, ndërsa Italia luan ndaj Spanjës.
Komentet janë të mbyllura.