EKSKLUZIVE&ZYRTARE: BASHKIMI E NISË ME TRANSFERE, AFRON FUNDORIN AMERIKAN
Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Bashkimit të Prizrenit e ka nisur më në fund valën e përforcimeve për stinorin e ri.
Prizrenasit kanë nënshkruajtur me fundorin amerikan, Terik Bridgeman i cili luan në pozitën 2.
Bridgeman është i gjatë 1,98cm dhe stinorin e kaluar ka luajtur tek skuadra e Superligës së Gjeorgjisë “Cactus Tbilisi” me një mesatare prej 12.2 pikë dhe 7.6 kërcime për ndeshje.
Bridgeman e ndihmoi ekipin e Tbilisit që ta përfundoj stinorin në pozitën e 2-të dhe sigurisht edhe tek Bashkimi pritet të jetë ndër lojtarët kyç.
Komentet janë të mbyllura.