Basketboll

KBF PRISHTINA TRANSFERON QENDRËN AMERIKANE

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Prishtinës në konkurencën e femrave, po vazhdon me forcimin e skuadrës para stinorit të ri.

Lojtarja me prejardhje nga USA Nyilah Jamison-Myers me gjatësi 193m është përforcimi më i ri i Prishtinës. Myers në ekipin e fundit në Çeki kishte një mesatare prej 8 pikë e 6 kërcime për ndeshje.

“Me përvojën e fituar në sezonën e fundit në superligën e Çekisë dhe Australisë, qendra Myers pritët të jetë ndihmese e madhe për KBF Prishtinën”, kështu e ka prezantuar Prishtina basketbollisten e re të saj.

Komentet janë të mbyllura.