Basketboll

SINGLETON NËNSHKRUAN ME ANADOLU EFESIN

Prishtinë(AsistiOnline) – Nën-kampionët e Euroligës, Anadolu Efes kanë përforcuar radhët e tyre para nisjes së edicionit të ri.

Ekipi nga Stambolli ka nënshkruajtur me qendrën, Chris Singleton që vije nga ekipi spanjoll i Barcelonës.

Qendra 206 centimetërshe që peshon 104 kg, pritet ta forcojë dukshëm trapezin e ekipit të Efesit.

Singleton më parë ishte lojtar i Panathinaikosit të Greqisë. Ndërsa ka karrierë edhe në NBA, tek Washington Wizards.

 

Komentet janë të mbyllura.