Basketboll

PRISHTINASIT OPTIMIST PARA TAKIMIT NDAJ LEGIAS NË CHAMPIONS

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra kryeqytetase, Sigal Prishtina edhe në këtë stinor do të luajë për kualifikimet e Champions League Basketball.

Bardhekaltërit do të garojnë në Basketball Champions League, ku në rrethin e parë të kualifikimeve do të ndeshen me Legian e Varshavës.

Kundërshtari është shumë i fortë, sidoqoftë, Prishtina nuk dorëzohet. Trajneri Bujar Loci flet për synimet e bardhekaltërve.

“Ne do të mundohemi të kemi paraqitje sa më të mirë. Edhe pse Leagia është një skuadër shumë e fortë ne do të japim maksimumin”, ka thënë Loci për faqen zyrtare të FBK-së.

Ndeshja e parë do të zhvillohet më 17 shtator në Prishtinë, kurse ajo e kthimit më 20 shtator në Poloni.

Nëse skuadra e Prishtinës e kalon Legian e Varshavës, atëherë do të ballafaqohet me skuadrën ruse, Nizhny Novgorod.

Ndeshjet ndaj skuadrës ruse do të zhvillohen më 26 dhe 29 shtator. Nëse Prishtina e kalon edhe këtë kundërshtar do të luajë në grupe. Bardhekaltrit do të jenë në Grupin C.

 

Komentet janë të mbyllura.