ZYRTARE: BASHKIMI TRANSFERON TË HUAJIN E DYTË
Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Bashkimit të Prizrenit më në fund e ka zyrtarizuar edhe përforcimin e dytë të huaj në skuadër.
Fundori amerikanë, Corey Raley Ross është lojtari më i ri i prizrenasve.
Ross së fundmi ka qenë pjesë e skuadrës spanjolle, C.B Aridane. Ai është i gjatë 1.93cm dhe lojtarë i pozitave 2 dhe 3 ai njihet për saktësi nga distanca dhe gjysëmdistanca dhe për depërtime të mira.
Pos dy edicioneve të kaluara në Estoni karierën e vazhdoi në Spanjë ku luajti për dy edicione, ndërsa vetëm në sezonën 18/19 Ross luajti me mesatare prej 16 pikë dhe 4.5 kercime për ndeshje. Para saj ishte pjesë e C.B Virgen ku kishte 18 pikë dhe 7 kercime për ndeshje.
Komentet janë të mbyllura.