Basketboll

SHBA-TË E MBYLLIN BOTËRORIN ME FITORE, PËR POZITËN…

Prishtinë(AsistiOnline) – Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë mbyllur me fitore, Kampionatin Botëror “Kina 2019”.

Ekipi i Greg Popovichit që sivjet dështoi për ta fituar titullin e Kampionit të Botës, ka mposhtur Poloninë në garë për vendin e 7-7-të me rezultatin 87-74.

Në këtë fitore të Amerikës me pak interes u dallua, Donovan Mitchell me 16 pikë.

Tek polakët më i miri ishte, Mateusz Ponitka me 18 pikë.

Me këtë fitore, SHBA-të e mbyllin këtë Botëror në vendin e 7-të që cilësohet si dështim i madh për ta, ndërsa Polonia e mbyll këtë Botëror në pozitën e 8-të.

Komentet janë të mbyllura.