Basketboll

SPANJA KAMPIONE E RE BOTËS “KINA 2019”

Prishtinë(AsistiOnline) – Spanja është kampionia më e re e Botës.

Ekipi spanjollë ka arritur të triumfojë në finalen e madhe të Kampionatit Botëror, ndaj Argjentinës që sivjet u mbajt në shtetin e Kinës.

”Iberikët” me shumë më lehtësi se që është pritur, kanë mposhtur Argjentinën në finale(75-95) e cila dha më pak se që është pritur prej saj.

Loja e mirë e Spanjës sot, bëri  që ekipi i udhëhequr nga tekniku Sergio Sccariolo të ketë epërsi nga fillimi e deri në fund dhe për çdo çerek(përpos të fundit) arritën të kenë epërsi, madje tejet të lartë dhe kjo bëri që Spanja në fund ta ngrisë titullin e Botës për herë të dytë në histori.

Më të dalluarit në këtë fitore të Spanjës që sot ia solli titullin e Botës ishin, Ricky Rubio me 20 pikë, Sergio Llull me 15 pikë dhe Marc Gasol me 14 sosh.

Tek Argjentina sot s’mjaftuan për fitore, Gabriel Deck me 24 pikë dhe Nicolas Laprovvitola me 17 pikë.

Me kaq përfundon ky Kampionat Botëror që sivjet u mbajt në Kinë dhe për herë të parë u  zhvillua me numër rekord ekipesh(32). Duke sjellur ndeshje shumë interesante, për 16 ditë me radhë.

Botërori i ardhshëm në vitin 2023, pritet të mbahet me risi për herë të parë në tre shtete, Filipine, Japoni dhe Indonezi.

Komentet janë të mbyllura.