Basketboll

PRISHTINA SOT NË POLONI, NDAJ LEGIAS PËR NDESHJEN KTHYESE

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Sigal Prishtinës ditën e sotme e luaj takimin kthyes në parakualifikimet e Ligës së Kampionëve ndaj Legias.

Ekipi që këtë edicion po drejtohet nga timonieri Bujar Loci, në përballjen në Prishtinë u mposhtë nga mysafirët me rezultat 81:79, në një sfidë mjaft interesante dhe dramatike, ku skuadra polake triumfoi në çastet e fundit.

Sidoqoftë, ndeshja në Poloni do të vendos se kush do të kualifikohet tutje.

Bardhekaltrit duhet të fitojnë me dy ose më shumë pikë dallim për të kaluar në rrethin e ardhshëm.

Nëse prishtinasit eliminohen nga kjo garë, atëherë do të marrin pjesë në FIBA Europe Cup. Por nëse triumfojnë luajnë ndaj ekioit rus Nizhny Novogorod dhe nëse mposhtin edhe rusët luajnë në fazën e grupeve të CHL.

Komentet janë të mbyllura.