Basketboll

PROFILI I RAHOVECIT: NËNKAMPIONËT, TASH SYNOJNË TË JENË KAMPIONË

Prishtinë(AsistiOnline) –Radha për ta analizuar profilin e tij i ka ardhur, njërës ndër skuadrat më simpatike në elitën e basketbollit tonë, KB Rahovecit.

Një skuadër me pak histori e formuar rishtazi, por në fakt me zemër shumë të madhe, sepse ky qytet dhe ky klub me po të njëjtin emër, përpos konkurencës i ka dhënë edhe audiencë të shkëlqyer basketbollit kosovar.

Siç u cek edhe më lartë, Rahoveci është skuadër që është formuar rishtazi dhe sukseset e klubit nuk është se janë madhore, por për një skuadër modeste si Rahoveci, janë të arritura të kënaqshme për fillim.

Stinori i shkuar ishte historik për klubin nga qyteti i “vreshtave”, kjo për faktin se Rahoveci përpos arritjes së vendit të dytë në stinorin e rregullt, arriti edhe në dy finale, të Ligës dhe Kupës, që për Rahovecin ishin historike, kjo për faktin se ishte hera e parë në histori të klubit që prekeshin finalet e këtilla. Pas këtyre lojërave cilësore, synimet dhe apetitet e klubit dhe drejtuesve të saj po rriten dhe duke parë investimet e Rahovecit sivjet, sigurisht që synimet e tyre janë titujt. Dhe përpos garave vendore, Rahoveci sivjet luan për herë të parë edhe në arenën ndërkombëtare në garën prestigjioze, FIBA Europe Cup.

Rosteri i Rahovecit, për dallim nga ai i stinorit të kaluar ka ndryshuar dukshëm. Tek forcat vendore, ka pasur disa lëvizje të theksuara, por lëvizjet kryesore janë bërë me lojtarët e huaj që kanë ardhur të shumtë në numër.

Shtabi teknik sivjet do të udhëhiqet nga trajneri i huaj, kroati Neven Plantak. Për dallim nga stinori i kaluar kur “vreshtarët” u udhëhoqën nga Bujar Loci.

Stinorin e shkuar Rahoveci kishte në përbërje këta lojtarë: Arian Qollaku, Rron Grapci, Atik Koshi, Altin Selmancena, Visar Ejupi, Bardh Rexha, Fisnik Juniku, Indrit Krasniqi, Ahmet Jupa, Deshon Minnis, Fred Richardson, Andrew Washington, James Stanback.

Ndërsa Rahoveci sivjet përbëhet nga këta lojtarë: Arian Qollaku, Rron Grapci, Atik Koshi, Leonard Mekaj, Alban Veseli, Altin Selmancena, Visar Ejupi, Bardh Rexha, Christian Bradford, Justin Gray, Javis Howard, Jure Gunjina, L.J Booth.

Ky i fundit është rosteri i Rahovecit për edicionin e ri me të cilin, “vreshtarët” sivjet do të synojnë suksese, sepse janë të etura për to. Pra ambiciet e Rahovecit sivjet janë asgjë më pak e më shumë sesa trofetë.

Komentet janë të mbyllura.