Basketboll

PRISHTINA MBRON TROFEUN E SUPERKUPËS SË KOSOVËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Sigal Prishtinës është fituese e trofeut të Superkupës së Kosovës, për këtë edicion.

Ekipi kryeqytetas para pak çastesh ka mposhtur ekipin simpatik të Rahovecit, në një ndeshje të jashtëzakonshme që dha spektakël në parket, por edhe në tribina.

Prishtina e nisi më mirë takimin, kur në çerekun e parë  krijoi epërsi 9 pikëshe, përderisa në të dytin, Rahoveci e ngushtoivrezultatin dhe pjesa e parë u mbyllë, +5 për Prishtinën.

Në çerekun e tretë dhe të katërt, Prishtina e tregoi forcën dhe përvojën e saj të madhe kundrejtë një ekipi të ri, si Rahoveci dhe e fitoi takimin 91-73.

Më të dalluarit në këtë fitore të Prishtinës që i solli trofe ishin, Fahro Alihodzic me 23 pikë e Divine Myles me 20 sosh.

Tek Rahoveci s’mjaftuan për fitore, Justin Gray me 17 pikë dhe Christian Bradford me 13 sosh.

Me këtë fitore, Prishtina e fiton Superkupën e Kosovës për këtë edicion dhe mbron trofeun që e fitoi edhe vitin e kaluar. Përderisa Rahoveci nuk arrin trofe as në finalen e tretë rresht, kundër Prishtinës, përkundër lojës së mirë sonte.

Komentet janë të mbyllura.