Basketboll

FERONIKELI ZYRTARIZON TË HUAJIN E TRETË

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Feronikelit është përforcuar edhe me një lojtarë të huaj tejet cilësorë.

Ekipi që debuton sivjet në elitën e basketbollit kosovar, ka transferuar në radhët e veta organizatorin, amerikan Tyron Garland, që është i gjatë 1.85cm dhe është 27 vjeç.

Garland vjen me një eksperiencë mjaftë të gjatë, së fundmj ka qenë pjesë e Superligës së Islandës dhe ka treguar paraqitje fantastike me një mesatare prej 27 pikë për ndeshje.

Amerikani në fjalë pritet të arrijë në Kosovë para se t’ia nis stinori i ri i Superligës, që merr startin këtë fundjavë.

Komentet janë të mbyllura.