Basketboll

NJERIU QË NGRITI NIVELIN E BASKETBOLLIT FEMËROR DHE BASHKIMIT, KA NJË DEDIKIM TË VEÇANTË PAS TRIUMFIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Rrahman Përteshi është njëri ndër presidentët më të suksesshëm në Basketbollin e pasluftës në Kosovë.

Që prej se morri drejtimin e skuadrës së Bashkimit në konkurencën e femrave, ka pasur suksese të shumta, madje e riktheu edhe titullin e kampionit të Ligës në klubin prizrenas.

Në një bisedë me AsistiOnline.com Përteshi ka folur pas triumfit të skuadrës së Bashkimit në Superkupë kundër Prishtinës.

“Jam shumë i kënaqur për fitimin e Superkupës, mu për këtë dhe kemi investuar. Sa i përker nivelit të basketbollit femëror në Kosovë, padyshim që e kam ngritur dhe për herë të parë në Kosovë, organizohen tifozët Ultras, tek Superliga e femrave dhe mendoj që do ishte shumë më mirë të forcohen edhe ekipet si, Penza Kastrioti, Vëllaznimi dhe klubet e tjera, sepse kanë vendore të mira, por ju duhet pak organizim dhe do kishte qenë një Superligë shumë interesante”.

Përteshi pati edhe një falenderim të madh për akterët e Superkupës që u zhvillua të martën dhe triumfin e Kupës ia dedikoi një njeriu të veçantë në Sportin prizrenas që ndërroi jetë para pak ditësh.

“Në fund dua ti falenderoj tifozët tanë të mrekullueshëm, kryesinë, trajnerë dhe lojtaret dhe këtë fitore, ja kemi dedikuar anëtarit të kryesisë, Pajtim Kosova që vdiç para disa ditësh dhe ia dërguam medaljen e artë në shtëpi”, i tha Përteshi Asistit.

Komentet janë të mbyllura.