Basketboll

BAJRA DEBUTON ME FITORE, BASHKIMI E NISË ME TRIUMF TË THELLË

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Bashkimit të Prizrenit e ka nisur me fitore të thellë stinorin e ri të Superligës sonë.

Në ndeshjen që ishte hapëse sa i përket stinorit të ri në elitën e meshkujve, Bashkimi i Prizrenit ka mposhtur lehtë dhe thellë skuadrën e dobësuar të Lipjanit 107-57. Përderisa timonieri i ri dhe tejet premtues i Bashkimit, Illmen Bajra ka debutuar në Superligë si kryetrajner me fitore

Bashkimi qysh në fillim e tregoi se do ta kërkojë fitoren, duke e mbyllur çerekun e parë me +14(26-12), përderisa epërsia e prizrenasve u rritë edhe në çerekun e dytë, kur pjesa e parë përfundoi 53-24(27-12).

Dominimi i vrazhdë i Bashkimit përballë një Lipjani të pafuqishëm vazhdoi edhe në pjesën e dytë, prizrenasit mbyllën çerekun e tretë 84-37(31-13). Ndërsa në çerekun e katërt vetëm u konfirmua fitorja e thellë e Bashkimit që e fitoi edhe këtë çerek(23-20).

Në këtë fitore të prizrenasve pikëdyshifrore shënuan, Terik Brigdeman double, double(26 pk, 12krc), Musab Mala poashtu me double, double(13pk, 13 krc), Ujkan Karanezi me 19 pikë, Corey Ross me 15 pikë e Elvan Iljazi me 12 pikë.

Tek Lipjani s’mjaftuan për fitore, i riu Ardit Rashiti me 18 pikë, Fazli Vitia me double, double(13pk, 10krc), si dhe Granit Ejupi me 12 pikë.

Bashkimi e nisë me fitore të lartë edicionin e ri, përderisa Lipjani pëson humbje të thellë qysh në start duke treguar se sivjet do ta ketë shumë të vështirë mbijetesën.

Komentet janë të mbyllura.