YLLI E NISË ME FITORE, NIKLI DEBUTON ME HUMBJE NË SUPERLIGË
Prishtinë(AsistiOnline) – Golden Eagle Ylli e ka nisur me fitore të këndshme stinorin e ri në elitën e basketbollit tonë.
Therandasit kanë mposhtur si vendas, ekipin debutues sivjet në Superligë, skuadrën e Feronikelit me epilogun final
Sa i përket rrjedhës së ndeshjes, Ylli nga fillimi e nisi më mirë ndeshjen dhe mbylli çerekun e parë 29-24, përderisa edhe në të dytin vazhdoi avazi i njejtë i të dyja ekipeve duke bërë që pjesa e parë të mbyllej 56-46.
E në çerekun e tretë(25-17) dhe sidomos në të katërtin, Nikli pothuajse u dorëzua krejtësisht dhe vetëm Arti Hajdari i mbante gjallë “industrialistët”, por që s’mjaftoi dhe ndeshja u mbyllë me rezultatin 103-90.
Në këtë fitore të Yllit sonte kontribuesit kryesorë ishin, Samir Zekiqi me 31 pikë, Valon Bunjaku me double, double(22pk, 11ast), Altin Morina me double, double(10pk, 10ast), si dhe Anthony Adger me 20 pikë.
Tek Nikli s’mjaftoi performanca e Arti Hajdarit për fitore, që realizoi plotë 29 pikë e Darius Huggins me 18 sosh.
Ylli e nisë me fitore stinorin e ri, përderisa Nikli debuton në Superligë me humbje.
Komentet janë të mbyllura.