RAHOVECI FITOREN IA DEDIKON MEKAJT TË LËNDUAR
Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Rahovecit ka shënuar fitore të madhe ndaj Sigal Prishtinës sonte, në kuadër të xhiro’së së parë të Superligës sonë.
”Vreshtarët” mposhtën Sigal Prishtinën me rezultatin 74-61, për ti shkaktuar “kokëdhimbje” qysh në start të kampionatit.
Fitoren e merituar sonte, Rahoveci ia ka dedikuar lojtarit të klubit, Leonard Mekaj që është i lënduar. Mekaj e ka parë në televizion ndeshjen dhe ka uruar klubin për fitoren.
Mekaj pësoi frakturë në hundë në një duel me Jonathan Wade-in e Prishtinës, në ndeshjen që Rahoveci e zhvilloi në Superkupë, pikërisht ndaj Prishtinës.
Komentet janë të mbyllura.