Basketboll

MBYLLET XHIRO E PARË E SUPERLIGËS, BASHKIMI LIDER!

Prishtinë(AsistiOnline) – Ka përfunduar xhiro’ja e parë dhe njëkohësisht hapëse e stinorit të ri, në Superligën e Kosovës në Basketboll.

Kjo javë që ishte tejet interesante u karakterizua me ndeshje shumë të forta dhe që dhuruan spektakël për publikun.

Edicioni i ri u hap me ndeshjen, Bashkimi-Lipjani që u zhvillua të premten. Në fakt këtu Bashkimi arriti fitore pa ndonjë telashe, duke mposhtur Lipjanin 107-57 dhe e nisi mbarë edicionin e ri.

Në ndeshjen e dytë që u zhvillua të shtunën. Nikoqiri, Golden Eaglen Ylli me shumë telashe mposhti debutuesit e Superligës, Feronikelin me epilogun final 103-90.

Në ndeshjet e së dielës, Peja e rikthyer në Superligë, arriti fitore si mysafire e Ponte Prizrenit në “Sezai Surroi” 70-78, poashtu në një ndeshje shumë interesante.

Dhe xhiro’në e përmbylli kryendeshja, Rahoveci-Sigal Prishtina. Sfidë që ju takoi vendasve nga Rahoveci që mposhtën kampionen aktuale të vendit me rezultat 74-61.

Në këtë xhiro hapëse pushoi skuadra e Trepçës.

Pas xhiro’së së parë, renditjes tabelare i prinë, Bashkimi, që pasohet nga Golden Eagle Ylli, Rahoveci, Peja, Ponte Prizreni, Feronikeli, Sigal Prishtina, Lipjani dhe Trepça.

Xhiro e dytë luhet në mesjavë.

Komentet janë të mbyllura.