Basketboll

BASHKIMI ARRIN EDHE TË DYTËN, KËSAJ RADHE NË “MINATORI”

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Bashkimit të Prizrenit e ka arritur edhe fitoren e dytë radhazi në Superligën e Basketbollit Kosovar.

Ekipi që po udhëheqet nga Illmen Bajra, ka mposhtur Trepçën në udhëtim me shifrat 74-85.

Qysh në start, Bashkimi tregoi se e dëshiron më shumë sesa vendasit fitoren, duke i fituar të dyja periodat e para të ndeshjes( 17-30, 18-10), përderisa pjesa e dytë ishte diçka më e ngushtë(21-20, 26-17), porse Bashkimi arriti ta ruante mirë rezultatin dhe ta fitonte ndeshjen.

Më të merituarit për këtë fitore me vlerë tek Bashkimi ishin, Musab Mala me 22 pikë, Terik Bridgeman me double, double(18pk, 11krc), Ujkan Karanezi me 16 pikë e Qëndrim Biraj me 12 sosh.

Tek Trepça u dalluan, D.J Hanes me 28 pikë, E.J Boyce me 19 pikë e Besnik Azemi me 12 sosh.

Bashkimi me këtë fitore mbetet lider i Superligës, përderisa Trepça e nisë me humbje stinorin e ri në elitën tonë, kjo pasiqë javën e parë kishte pushuar.

Komentet janë të mbyllura.