Basketboll

RAHOVECI SONTE DEBUTON NË GARAT NDËRKOMBËTARE

Prishtinë(AsistiOnline) – Njëra ndër skuadrat më të organizuara viteve të fundit në Kosovë, KB Rahoveci sot debuton edhe në garat ndërkombëtare.

Rahoveci që aktualisht është nën-kampion i Kosovës, sot luan ndeshjen e parë në gara ndërkombëtare, konkretisht në kompeticionin prestigjioz, FIBA Europe Cup.

Kundërshtari i parë i Rahovecit në këtë rrugëtim, ka rastisur të jetë një ekip shumë i fortë dhe me buxhet shumë më të madh sesa “vreshtarët”, bëhet fjalë për “CLUJ NAPOCA” nga Rumania. Por kjo nuk do të thotë se Rahoveci hyn me flamurin e bardhë në këtë ndeshje.

Përkundër kundërshtarit, Rahoveci do të mundohet të nxjerrë rezultat pozitiv nga ky duel dhe ta fitojë takimin.

Kjo ndeshje luhet në shtëpinë e Rahovecit “Mizahir Isma”, duke nisur në ora 20:30.

Transmetimin e ndeshjeve të Rahovecit në këtë kompeticion por edhe në gara tjera do ta bëjë, Platforma numër një në vendin tonë, “ART MOTION”.

Komentet janë të mbyllura.