RAHOVECI SONTE DEBUTON NË GARAT NDËRKOMBËTARE
Prishtinë(AsistiOnline) –Njëra ndër skuadrat më të organizuara viteve të fundit në Kosovë, KB Rahoveci sot debuton edhe në garat ndërkombëtare.
Rahoveci që aktualisht është nën-kampion i Kosovës, sot luan ndeshjen e parë në gara ndërkombëtare, konkretisht në kompeticionin prestigjioz, FIBA Europe Cup.
Kundërshtari i parë i Rahovecit në këtë rrugëtim, ka rastisur të jetë një ekip shumë i fortë dhe me buxhet shumë më të madh sesa “vreshtarët”, bëhet fjalë për “CLUJ NAPOCA” nga Rumania. Por kjo nuk do të thotë se Rahoveci hyn me flamurin e bardhë në këtë ndeshje.
Përkundër kundërshtarit, Rahoveci do të mundohet të nxjerrë rezultat pozitiv nga ky duel dhe ta fitojë takimin.
Kjo ndeshje luhet në shtëpinë e Rahovecit “Mizahir Isma”, duke nisur në ora 20:30.
Transmetimin e ndeshjeve të Rahovecit në këtë kompeticion por edhe në gara tjera do ta bëjë, Platforma numër një në vendin tonë, “ART MOTION”.
Komentet janë të mbyllura.