Basketboll

GOLDEN EAGLE YLLI LEHTË NDAJ LIPJANIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Golden Eagle Yllit e ka arritur edhe fitoren e dytë me radhë në Superligën e Kosovës.

Ekipi i trajnerit, Arben Krasniqi ka triumfuar si mysafirë i Lipjanit të Pajazit Ollurit me rezultatin final 88-115 (17-26, 24-32, 22-27, 25-28).

Mysafirët treguan një lojë të mirë, sidomos në pjesën e parë, duke arritur fitoren e dytë në këtë edicion, pas asaj ndaj Feronikelit, duke treguar se sivjet do jenë ekip shum i frikshëm për kundërshtarin.

Në këtë ndeshje vlen të përmendet, barazimi i rekordit të Egzon Kuqit me Mark Zhorzhin e KB Trepçës, që kishte realizuar 7 trepikësha nga 7 tentime, ndërsa edhe më tutje i pari mbetet, fundori i Mabetexit, Vlladimir Anzulloviq me 8 treshe nga po aq tentime.

Tek Ylli sonte në fitore shkëlqyen, Egzon Kuqi me 25 pikë e Samir Zekiqi me 21 pikë.

Tek Lipjani më i dalluari ishte, Demarcus Stuckey me 36 pikë.

Komentet janë të mbyllura.