MEKAJ FLET PËR ASISTIN: TREGON KOHËN E RIKUPERIMIT NGA LËNDIMI
Prishtinë(AsistiOnline) – Njëri ndër basketbollistët më kualitativ në basketbollin e Kosovës, Leonard Mekaj ka folur në një prononcim ekskluziv për AsistiOnline.com
Mekaj ditë më parë në ndeshjen e Superkupës kundër Prishtinës, pësoi një lëndim të rëndë duke pësuar frakturë në hundë, por fatmirësisht tash çdo gjë ka kaluar.
Në një prononcim për AsistiOnline.com, Mekaj ka folur për lëndimin e tij dhe gjasat se kur mund të kthehet sa më shpejtë në parket.
“Para një jave e kam përfunduar operimin me sukses, me raport të kirurgut jemi në kontakt për gjendjen time. Pas operacionit 4 javë do jem jashtë parketit. Nëse gjendja shkon më mirë atëhere, mund të filloj me stërvitje, pa kontakt pas 3 javësh. Në nëntor llogaris të jem i gatshëm ti bashkohem ekipit”, i tha Mekaj Asistit.
Mekaj u lëndua në ndeshjen e Superkupës ndaj Prishtinës, në një duel me amerikanin e kryeqytetasve, Joanthan Wade.
Komentet janë të mbyllura.