Basketboll

SOT VETËM NJË DUEL NË SUPERLIGË

Prishtinë(AsistiOnline) –Dueli i vetëm për ditën e sotme në kuadër të xhiros së dytë në elitën e meshkujve luhet në Lipjan.

Ekipi vendas i Lipjanit e pret në “Better Life Center”, ekipin e Golden Eagle Yllit, ndeshje kjo që nisë nga ora 19:00.

Lipjani xhiron e parë, pësoi nga skuadra e Bashkimit, përderisa Ylli mposhti skuadrën e Feronikelit, ndërsa sonte synim i të dyja skuadrave është fitorja.

Ndeshja transmetohet direkt në Platformën më ekskluzive dhe atraktive në vend “Art Motion”.

AsistiOnline.com do ju mbajë të informuar, çerek pas çereku për rezultatin dhe rrjedhën e lojës. Jo vetëm sot, por gjatë tërë stinorit.

Dje u luajtën dy ndeshje. Feronikeli-Rahoveci u shtye, ndërsa Peja këtë xhiro pushon.

Komentet janë të mbyllura.