RAHOVECIT S’I PRANOHET APELI, DY NDESHJE PA SHIKUES
Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Rahovecit dy ndeshjet e radhës në Basketbollin e Kosovës, do të detyrohet ti luajë pa shikues.
Ky vendim mbetet në fuqi nga viti i kaluar, kur FBK-ja i kishte shqiptuar dënim ekipit “vreshtarë” në ndeshjet finale të “Play Off”-it me Prishtinën.
Përkundër apelimit për dënim nga Rahoveci, FBK-ja nuk e ka larguar dënimin dhe vendimi do të mbetet në fuqi, për dy ndeshje të Rahovecit si vendas.
Rahoveci dy ndeshjet e radhës si vendas(Lipjanit, Bashkimit), do ti luajë pa publik.
Komentet janë të mbyllura.