Basketboll

BORDI I FBK-SË RRIT DUKSHËM FONDIN E SHPËRBLIMEVE PËR KLUBET QË ARRIJNË REZULTATE NË EDICIONIN 2019/20

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) sot ka marrë vendim që të vazhdojë t’i shpërblejë klubet e Superligës së Kosovës dhe Superligës së Femrave për rezultatet e arritura në edicionin 2019/20.

 

Por që kësaj radhe risia është se Bordi i FBK-së ka vendosur ta shtojë edhe një fond të shpërblimeve për Superligën e Kosovës konform Rregullores mbi të Drejtat dhe Transmetimet Audio Vizuale, e që ky fond është siguruar nga të hyrat nga të drejtat audio vizuale të Superligës së Kosovës, më saktësisht nga partneri medial i FBK-së, kompania ART MOTION, me të cilin FBK-ja ka bashkëpunim të shkëlqyeshëm dhe me të cilin kanë hyrë në vitin e dytë të bashkëpunimit.

Nga fondi i shpërblimeve të FBK-së skuadra kampione e elitës së basketbollit kosovar do të vazhdojë të shpërblehet me 12,000.00 euro, ndërsa ekipit nënkampion do t’i takojnë 6,000.00 euro.

Skuadrat që do të arrijnë të sigurojnë nga një vend në katërshen e madhe të elitës së basketbollit kosovar do të shpërblehen me nga 3,000.00 euro.

Skuadra kampione në Superligën e Femrave do të shpërblehet me shumën 4,000.00 euro.

Ndërkaq nga fondi i të hyrave nga të drejtat audio vizuale të Superligës së Kosovës, pra nga partneri medial i FBK-së, kompania ART MOTION, secilit klub të elitës së basketbollit kosovar (gjithsej 9) do t’i takojnë nga 2,000.00 Euro, ndërsa për skuadrat pjesëmarrëse në play-off ndarja do të jetë:

1. 8,000.00 EURO (vendi i parë);

2. 4,000.00 EURO (vendi i dytë);

3. 2,000.00 EURO (vendi i tretë);

4. 2,000.00 EURO  (vendi i katërt).

Komentet janë të mbyllura.