PRISHTINA E MPOSHT PEJËN NË DERBIN QË I KA MUNGUAR SHUMË BASKETBOLLIT KOSOVAR
Prishtinë(AsistiOnline) – Sigal Prishtina e ka mposhtur Pejën e rikthyer në elitë në super-derbin e xhiros së tretë në Superligën e Basketbollit të Kosovës.
Kryeqytetasit me shumë telashe kanë arritur fitore si mysafirë të Pejës në “Karagaç” me epilogun 72-85.
Sa i përket rrjedhshmërisë së ndeshjes, Prishtina e nisi diçka më mirë ndeshjen duke e mbyllur çerekun e parë në avantazh(13-20), përderisa në çerekun e dytë, Peja ishte më e mirë duke e fituar këtë periodë(18-17).
Loja e fortë dhe me shumë tempo vazhdoi edhe në çerekun e tretë, madhe ky çerek sa i përket shënimeve ishte i barabartë(24-24). Ndërsa në çerekun e fundit, Prishtina shfrytëzoi bankën rezervë më të dobët të Pejës si dhe mungesën e Drilon Hajrizit për ta fituar çerekun e fundit(17-24), por edhe ndeshjen.
Për fitoren e Prishtinës sonte ndaj Pejës në derbi u përkujdesën, Divine Myles me 22 pikë, Fahro Alihodzic me 21 pikë, Mikaile Tmusic me 17 pikë e Dardan Berisha me 12 sosh.
Tek Peja u dalluan, Henrik Sirko me 15 pikë, Malcolm Armstread me 14 pikë e super-talenti pejanë, Albin Berisha me 13 sosh.
Prishtina arrin fitoren e dytë në këtë edicion në elitën e Basketbollit tonë, karshi një humbje. Përderisa, Peja ka një fitore e një humbje.
Komentet janë të mbyllura.