RAHOVECIT S’I BËN FARE PËRSHTYPJE LIPJANI, ARRIHET E RADHËS
Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Rahovecit e ka arritur edhe fitoren e tretë radhazi në Superligën e Kosovës sonë.
”Vreshtarët” me forca të përgjysmuara kanë triumfuar ndaj Lipjanit të Pajazit Ollurit me rezultatin final 96-63.
Rahoveci për çdo çerek ishte më i mirë se Lipjani(28-15, 21-17, 21-14, 27-17) dhe kështu arriti pa telashe fitoren e tretë me radhë në elitë, duke e ndarë vendin e parë në tabelë së bashku me Golden Eagle Yllin e Bashkimin.
Për këtë fitore të Rahovecit sonte kontribut kryesorë dhanë, Javis Howard me double, double(18pk, 10krc), Arian Qallaku me 17 pikë si dhe L.J Booth me 15 sosh.
Tek Lipjani s’mjaftuan për fitore, amerikanët Stuckey e Samuels me nga 22 pikë.
Komentet janë të mbyllura.