Basketboll

PAS TRE XHIROSH, GOLDEN EAGLE YLLI LIDER I SUPERLIGËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Gjatë vikendit është zhvilluar edhe xhiro e tretë e Superligës së Basketbollit Kosovar në elitën e meshkujve.

Të gjitha ndeshjet e kësaj xhiro’je u zhvilluan të shtunën, për faktin se të dielën ishte dita e zgjedhjeve në vendin tonë dhe zhvillimi i ndeshjeve ishte e pamundur.

Në takimin e parë të së shtunës, Ponte Prizreni mposhti Feronikelin 100-92, duke arritur fitoren e parë pas dy humbjeve në ndeshjet e para, përderisa debutuesi i Superligës sivjet, Nikli mbetet pa fitore.

Në anën tjetër në përballjen e dytë, Golden Eagle Ylli vazhdon startin perfekt, pasiqë ka mposhtur Trepçën 90-80 dhe kështu nga 3 ndeshje të luajtura ka 3 fitore, për dallim Trepça që nga dy ndeshje të luajtura sivjet mbetet ende pa fitore.

E në derbin e kësaj xhiro’je, Prishtina si mysafire mposhti skuadrën e rikthyer sivjet në elitë, KB Pejën me rezultatin 72-85. Në një atmosferë impozante në Pejë.

Dhe në përballjen e fundit, Rahoveci mposhti lehtë dhe thellë, skuadrën e Lipjanit  me rezultat 96-63.

Pas xhiros së tretë, Superligës sonë i prinë Golden Eagle Ylli me 6 pikë i pasuar nga Sigal Prishtina me 5 sosh, Bashkimi, Rahoveci e Ponte Prizreni me nga 4 pikë, të pasuara nga Peja e Lipjani me nga 3 dhe Feronikeli e Trepça me nga 2 pikë.

Komentet janë të mbyllura.