Basketboll

KRESHNIK AVDIJA – TALENTI KOSOVAR QË PO ZHVILLOHET NË SHBA

Prishtinë(AsistiOnline) – Njëri ndër më basketbollistët më premtues kosovar, në shtetet e jashtme është edhe talenti gjakovar, Kreshnik Avdija.

Avdija 19 vjeçar dhe 1.93cm i gjatë, karrierën si 9 vjeçar e kishte filluar tek Vëllaznimi i Gjakovës, tash po luan me shumë sukses në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Avdija në një bisedë për AsistiOnline.com ka folur për karrierën e tij si dhe planet për të ardhmen.

“Në Kosovë karrierën e pata filluar tek Vëllaznimi, por kam luajtur edhe për ekipe të tjera, si Rahoveci e Borea në Superligë. Qe një vit kam ardhur në SHBA. Jam në vitin e dytë në kolegjin “Sierra College” dhe planet e mija po shkojnë shumë mirë. Pretendimet e mija këtë vit janë, të shkojmë në Play Off me ekipin dhe të fitojmë në “Big 8 Conference”, sigurisht se pas vitit të dytë në “Sierra College “ mendoj të transferohem në ndonjë Universitet tjeter” i tha Asistit, Avdija.

Të kujtojmë se Avdija ka qenë edhe pjesë e gjeneratave të reja të Përfaqësueses së Kosovës dhe pa dyshim në vitet e ardhshme mund të jetë ndër lojtarët kyç edhe në ekipin A të Kosovës.

Komentet janë të mbyllura.