PEJA MPOSHT NIKLIN ME SHUMË MUND
Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e rikthyer sivjet në elitën e Basketbollit Kosovar, KB Peja ka shënuar fitoren e dytë sivjet në Superligë edhe pse me shumë vështirësi.
Pejanët kanë mposhtur sot Niklin në “Karagaç” me rezultat të ngushtë 89-95,me fituesin e ndeshjes që u përcaktua vetëm në sekondat e fundit të takimit.
Ndeshja në Pejë ka qenë shumë interesante me mysafirët që në fakt luanin në shtëpi dhe që fituan çerekun e parë ngushtë 20-21, përderisa Peja e fitoi edhe çerekun e dytë(16-21) për ta mbyllur pjesën e parë në avantazh. Loja e ngushtë vazhdoi edhe në pjesën e dytë, por Peja ishte më e vëmendshme në momente kryesore të ndeshjes gjë që u ndihmoi të shënojnë fitoren e dytë këtë edicion.
Në këtë fitore të Pejës sot u dalluan, Henrik Sirko me 25 pikë e Jamecheal Morgan me 24 sosh.
Te Nikli u dallua, Tyron Garland me 29 pikë.
Peja arrin fitoren e dytë në Superligë sivjet, krahas një humbje. Përderisa Nikli mbetet ende pa fitore në elitë.
Komentet janë të mbyllura.