Basketboll

E PARA PËR OLIMPIAKOSIN, POR E THELLË

Prishtinë(AsistiOnline) – Fitoren e parë në Euroligë e ka shënuar edhe gjiganti grek i Basketbollit, Olimpiakos Pireaus.

Grekët arritën që të mposhtin, shumë me më lehtësi sesa që është pritur, Valencian spanjolle me rezultat të përgjithshëm 89-63.

Lojtarët e trajnerit, David Blatt fitoren e sontme e arsyetuan për çdo çerek, përpos të fundit(31-22, 23-8, 18-14, 17-19) dhe fitorja ishte e natyrshme për ta sonte, që arritën fitoren e parë sivjet në Euroligë, pasi në xhiron e parë kishin pësuar.

Vassilis Spanoulis dhe Nikola Milutinov me nga 17 pikë secili, ishin individët më të dalluar në fitoren e grekëve sonte.

Tek Valencia s’mjaftoi për fitore, Jordan Loyd me 12 pikë.

 

Komentet janë të mbyllura.