EKSKLUZIVE : NBA 2020-2025, VETËM NË ARTMOTION
Platforma më e pasur, më atraktive dhe më ekskluzive në Kosovë pasurohet dhe bëhet edhe më atraktive dhe ekskluzive, duke shtuar edhe NBA-në në thesarin e vet.
(AsistiOnline) – ARTMOTION, platforma më e pasur me programet më atraktive dhe ekskluzive, si dhe me çmimet më të lira në tregun kosovar, ka siguruar të drejtën ekskluzive të transmetimeve të NBA.
“Nga 22 tetori 2019 e deri në Qershor të vitit 2025, për 6 vjet rresht, abonuesit e platofrmës ARTMOTION do të kenë mundësi dhe kënaqësi që të përcjuellin NBA-në në kanalet Art Sport1,2 dhe 3, si dhe nga një ndeshje derbi në Klan Kosova” ka deklaruar ekskluzivisht pë AsistiOnline, Alaudin Hamiti, Drejtori i Platformës Televizive të Artmotion.
Ai shpalosi se ARTMOTION do të transmetoj nga 5 deri në 8 ndeshje në javë dhe se me këtë lëvizje, ARTMOTION ka dëshmuar seriozitetin e vet si kompani e cila është vazhdimisht në rritje dhe ky, sipas tij, është vetëm fillimi.
Hamiti po ashtu theksoi se, pas më shumë se 15 viteve do të kthehet edhe NBA Action i përgatitur në mënyrë speciale dhe me sinkronizim në gjuhën shqipe, me komentin unik të Agon Fehmiut, doajenit të komentimeve të basketbollit dhe me kthimin e të cilit edhe u ngjall basketbolli në Kosovë.
” Në fakt, “asistuesi i juaj” i basketbollit kishte bërë edhe komentimin e parë historik të ndonjë ndeshje të NBA në gjuhën shqipe në Kosovë, më 30 Tetor 2001, kur kishte komentuar ndeshjen Washington Wizards – New Jersej Nets, ndeshjen kur ishte rikthyer në mënyrë sensacionale “Lartëajrësia e Tij”, Michael Jordan-i tha Hamiti dhe nuk e fshehu gëzimin duke potencuar se NBA po kthehet “aty ku e ka vendin” tek Agoni.
Sa i përket vetë Agon Fehmiut, që tash është Drejtor i Sportit në ARTMOTION, ai nuk e fsheh gëzimin për sigurimin e të drejtave ekskluzive të NBA për Kosovë. Sipas tij, ky është një lajm fenomenal për të gjithë dhe në veçanti për adhuruesit e basketbollit, si i e ka zakon t’i quaj ai dashamirët e këtij sporti.
“Ky është lajm fenomenal për të gjithë pa dallim dhe në veçanti për adhuruesit e basketbollit dhe grupin e posaçm Meraklit e Basketbollit në vendin tonë. Po ashtu, ky është lajm i mirë edhe për shqiptarët kudo që janë në botë sepse me aplikacionin e ARTMOTION, përmes të telefonave të mençur qoftë Android apo IOS, do të mund t’i shikojnë bukurit e NBA në cilin do cep të rruzullit tokësor që gjenden dhe ku kanë çasje në internet” tha Fehmiu për AsistiOnline dhe shtoi se adhuruesit e basketbollit në vendin tonë, tash e kanë adresën e vet të vërtet: ARTMOTION.
“Agon Asisti” si e quajnë fëmijët potencoi se përveç transmetimeve LIVE të ndeshjeve të NBA, abonuesit e ARTMOTION dhe ata që së shpejti do të bëhen, nga ky vikend do të mund të kënaqen edhe me një kanal të ri sportiv: NBA TV
” Përveç transmetimeve të 5-8 ndeshjeve në javë, ARTMOTION nga sivjet për 6 vjet rresht ka marr edhe të drejtat ekskluzive të transmetimit të NBA TV, kanalit i cili “24 orë në ditë, 7 ditë na javë” transmeton lajme, raporte, dhe programe të shumta speciale si shou programe dhe ndeshje klasike dhe historike të NBA” theksoi Fehmiu i cili nga viti 2018 dhe sigurimi i të drejtave ekskluzive për transmetimet e gjitha ndeshjeve të basketbollit të Kosovës si dhe ABA Ligës pati deklaruar se ARTMOTION është dhe do të jetë platforma ku rrah zemra e basketbollit në vendin tonë
” Jo pa arsye po themi se: atë që e premton, ARTMOTION e realizon. Nga sivjet e deri me 2025, NBA do të shikohet ekskluzivisht në ARTMOTION, adresën e vërtet të basketbollit në vendin tonë dhe me pasurimin e thesarit të programeve tona atraktive dhe ekskluzive edhe me NBA, ARTMOTION ka deshmuar se defintivisht është platforma më e pasur, më atraktive dhe më ekskluzive në Kosovë. Nëse ka pasur dyshime dhe hamendje atëherë, me sigurimin e drejtave ekskluzive për transmetimin e ndeshjeve të NBA nga 2019 deri më 2025, nuk ka më asnjë dyshim se adresa e vërtet e basketbollit në vendin tonë është ARTMOTION” tha Agon Fehmiu duke ia atribuuar meritat për këtë sukses CEO-së së ARTMOTION, Kushtrim Gojanit dhe Alaudin Hamiti që kanë bërë një punë të shkëlqyer.
Hamiti dhe Fehmiu tregojnë po ashtu se , përveç transmetimeve të ndeshjeve në kanalet Art Sport1,2,3 në ARTMOTION , adhuruesit e basketbollit do të kenë mundësi që gjatë javës të shikojnë së paku edhe një ndeshje në Klan Kosova, pastaj emisionin special NBA Action premiera e të cilit do të jetë të hënën mbrëma me fillim nga ora 22″30, menjëherë pas përfundimit të ASIST-it 394, ndërsa nga ky vikend do të filloj transmetimin edhe super-kanali basketbollistik: NBA TV.
Lidhur me gjitha këto risi, drejtori i sportit në ARTMOTION i kthehet fillimeve në Maj 2018 kur kishte startuar me transmetimet e tri ngjarjeve të tri sporteve të ndryshme F1, Moto GP dhe programit ekskluziv dhe më të shikuar në botë të sporteve luftarake, One Championship.
” Adhuruesve të sportit në Kosovë vazhdimisht ju kem thënë se ARTMOTION do të jetë platforma me programin më të llojllojshëm, më të pasur dhe më atraktiv sportiv në vendin tonë. Kjo nuk ka qenë e rastit dhe pa bazë, ky nuk ka qenë vetëm slogan i marketingut sepse vitin e kaluar kur kemi startuar me programe sportive, ju patëm premtuar se , dalëngadalë do t’ju sjellim gjëra të bukura dhe atraktive dhe se me kohë platforma e juaj dhe e jonë Artmotion, do t’ju ofroj programi më të pasur dhe më atraktiv sportiv në shqiptari. Kjo po ndodh sepse “atë që e premton, ARTMOTION e realizon” tha Fehmiu për AsistiOnline dhe sloganin e tij se sporti është art në Art Sport dhe Artmotion e dëshmon me përmendjen e llojllojshmërisë së transmetimit të dhjeta e dhjeta sporteve dhe ngjarjeve të ndryshme.
” MOS HARRONI ! Vetëm gjatë dy muajve të fundit ju kemi ofruar 5 kampionate, në 4 sporte të ndryshme, 3 kampionate botërore e 2 evropiane dhe atë në vetëm 1 platformë: ARTMOTION. Serinë e kampionateve e filluam me Kampionatin Botëror në Sporte Ujore për ta vazhduar me Botërorin në Xhudo, në Tokio. Nga Lindja e Largët, ju kemi transmetuar direkt betejat e sportistëve që janë krenaria e shtetit tonë dhe prej nga xhudistët u kthyen me 3 medalje botërore. Gjitha këto i kemi shikuar së bashku në Artmotion, për të vazhduar me Kampionatin Evropian në volejboll për femra dhe pastaj Evropianin në Volejboll për meshkuj, për ta përmbyllur muajin e transmetimeve ekskluzive të ngjarjeve më të mëdha të këtyre sporteve me njërin prej Botërorëve më atraktiv që tërheq vëmendjen më të madhe të shikuesve në Botë: Botërorin e Atletikës Doha 2019″ përfundoi Fehmiu.
Në kuadër të ARTMOTION, tashmë përveç super-ekskluzivitetit të NBA, platfroma ka edhe dhjeta programe tjera fantastike që zgjojnë interesimin e publikut: ajkën e auto-moto sporteve me Formula 1 dhe Moto GP, pastaj ekskluzivitetin e të gjitha garave të xhudos, sportit që është krenaria e shtetit tonë. Duke i falenderuar ARTMOTION, si kurrë më parë, kosovarët mund të ndjekin të gjitha bejetjat e krenarisë së sportit kosovar , Majlinda kelmendit dhe gjitha yjeve tjera si Nora, Distria, Loriana dhe natyrisht Akili, që po luftojnë për një vend në LOV Tokio 2020.
Kur jemi tek sportet luftarake, oferta tejet atraktive e ARTMOTION ju sjell edhe garën më të shikuar në botë One Champioship, pastaj garën evropiane Enfusion dhe ekskluzivisht, të gjitha meçet e boksit të Robin Krasniqit.
Kur jemi tek basketbolli, jo pa arsye themi se ARTMOTION është platforma e cila e filloi rilindjen dhe revolucionin e basketbollit kosovar me mbi 230 transmetime në vit, ndeshjet e të gjitha kategorive, grupmoshave dhe gjinive.
“Artmotion ka bërë revolucion sepse për herë të parë në histori, ka bërë diçka që kurrë asnjë televizion apo platform shqiptare e qe besa edhe më gjërë në rajon e kontinent nuk e ka bërë, duke transmetuar ndeshjet e Superligës, Ligës së Femrave, Ligës së Parë, U18 e U16, të gjitha ndeshjet e reprezentacioneve të gjitha grupmoshave , pastaj ndeshjet evropiane të klubeve kosovare qoftë në FIBA Basketball Champions League apo FIBA Europe Cup, ndeshjet e ABA Ligës, ligës më të fortë rajonale në Evropë” thekson Alaudin Hamiti dhe nuk harron të përmend se, kur jemi tek futbolli, ARTMOTION aktualisht transmeton Ligën e cila konsiderohet fole e mërgatës së futbollit shqiptarë, atë të Zvicrës, pastaj Ligën e Belgjikës e Skocisë dhe ekskluzivisht transmetojmë edhe gjitha ndeshjet e Kupës së Gjermanisë në Futboll.
Gjatë bisedës ndërhynë edhe Fehmiu që shton se, ARTMOTION transmeton edhe ndeshjet e hendbollit nga dy ligat më të forta në botë, asaj gjermane dhe franceze kurse në volejboll i transmeton dy ligat më atraktive në kontinentin e vjetër, ato të meshkujve dhe femrave në Turqi dhe thotë “Mos të harrojmë edhe një premierë që e transmetuam vitin e kaluar, garat më elitare të Ragbit Evropian, Champions Cup dhe Challenge Cup, pastaj shumë ngjarje të Kupës së Botës në Not dhe Kërcime në Ujë, Lundrim, Vaterpolo, Kampionatet Botërore në Not në pishina 25 metërshe në palestra, mitingje të shumta të Atletikës dhe jo vetëm.
Nuk duhet harruar se , në kuadër të Platformës janë edhe kanalet e platformës rajonale sportive Arena Sport e cila sjell programe jashtëzakonisht atraktive dhe ekskluzive si Liga e Kampionëve dhe Europa Liga në Futboll, Kupën e Spanjës apo Copa del Rey pastaj Copa Libertadores, Copa Sudamericana, Ligën e Parë, të dytë dhe Kupën e futbollit francez, Ligën dhe Kupën e Brazilit, Ligën e Kampionëve të Afrikës dhe Azisë, Kupën e Kombeve të Afrikës etj.
Nga basketbolli po ashtu transmetohen edhe liga më e fortë kombëtare evropiane, Endesa e Spanjës si dhe Liga më e fortë universitare në botë prej nga vijnë talentët e rinj në NBA, NCAA sidomos “March madness” e shumë e shumë kanale tjera sportive si Extreme Sports, Outdoor sport kanalk televiziv ky i dedikuar gjuetisë, peshkimit dhe shigjetarisë dhe natyrisht, kanalet Eurosport 1 dhe 2 ku mund të shikoni me qindra sporte tjera.
Kjo definitivisht dëshmon se “ARTMOTION është platforma më e pasur, më kualitative dhe më atraktive në vendin tonë” pasi që gjithçka dhe për çdokënd dhe se veç sportit, ARTMOTION ofron edhe programe unike sikurse janë filmat, serialet, programet zbavitëse dhe muzikore, talk show-at më të shikuar në botë dhe nga sivjet , vetëm dhe ekskluzivisht e ka Klanin e Shqipërisë, Alsat M dhe komplet kanalet turke që më nuk do të mund të shikohen në asnjë platformë tjetër përveç se në ARTMOTION.
Kur kësaj i shtohet edhe interneti më i shpejtë me çmimin më të volitshëm në tregun kosovar plus edhe mundësinë për aplikacionin në telefonat tuaj mobil, atëherë definitivisht ja vlen që të shkoni dhe vizitoni shitoret e ARTMOTION dhe t’i bashkoheni një Planeti krejt tjetër të shërbimeve të platformave televizive dhe internetit
Starti i NBA në ARTMOTION është të mërkurën me 23 tetor, në ora 2 të mëngjesit sipas kohës në Kosovë, me ndeshjen Pelicans vs Raptors thanë në fund Hamiti dhe Fehmiu duke shtuar se “La vita e bella me ARTMOTION” dhe natyrisht nga sivjet e deri me 2025, jeta me ne dhe NBA, do të jetë edhe më e bukur sepse “Ky … është vetëm fillimi!”
Komentet janë të mbyllura.