Basketboll

PEJA MPOSHT LIPJANIN, ME SHUMË TELASHE

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e rikthyer sivjet në elitë e Basketbollit Kosovar, Peja ka arritur një fitore shumë të vlefshme, por edhe shumë të vështirë në kuadër të xhiros së pestë të Superligës.

Pejanët kanë mposhtur Lipjanin me shumë vështirësi me rezultat të përgjithshëm 96-82.

Lipjani ishte ekip më i mirë se Peja në pjesën e parë të ndeshjes(23-27, 26-25) duke e mbyllur atë në epërsi 49-52. Por në pjesën e dytë pejanët shtrënguan dhëmbët dhe arritën ta shpartallonin mbrojtjen e Lipjanit dhe i fituan të dy periudhat(24-12, 23-18) duke e mbyllur ndeshjen me fitore shumë të vlefshme.

Në fitoren e sontme të Pejës, kontribuesit kryesorë ishin, Henrik Sirko me double, double(18pk, 12krc), Jordan Martin poashtu me double, double(20pk, 10krc), Jamicheal me 22 pikë e Albin Berisha me 14 sosh.

Te Lipjani për fitore, s’mjaftoi performanca fenomenale e amerikanit, DeMarcus Stuckey që realizoi plotë 38 pikë, prej tyre 6 treshe.

Peja arrin fitoren e tretë në Superligë, krahas një humbje që e pësoi nga Sigal Prishtina. Përderisa, Lipjani edhe më tutje mbetet pa fitore, duke pësuar 5 herë nga 5 ndeshje të luajtura sivjet.

 

 

Komentet janë të mbyllura.