TRIPLE-DOUBLE EDHE NË SUPERLIGËN E FEMRAVE
Prishtinë(AsistiOnline) – Shifrat magjike të shënimeve në Basketbollin e Kosovës jemi mësuar ti shohim vetëm tek meshkujt, por kjo tashmë si duket ka ndryshuar.
Në ndeshjen e parë sivjet në Superligën e Femrave ndërmjet, Vëllaznimit të Gjakovës dhe Prishtinës, lojtarja e Prishtinës, Enisa Kamerolli ka arritur shifrat magjike në basketboll, triple-double.
Në ndeshjen që skuadra e Prishtinës e fitoi thellë si mysafire ndaj Vëllaznimit 51-93. Kamerolli ka arritur që të realizojë, 21 pikë – 11 kërcime – 13 asistime, shifra që rrallë arrihen në Basketbollin tonë femëror.
Të kujtojmë se Prishtina sivjet do të marrë pjesë edhe në garat ndërkombëtare.
Komentet janë të mbyllura.