FITORE TË FAVORITËVE, YLLI MBETET LIDER
Prishtinë(AsistiOnline) – Ditën e djeshme ka përfunduar xhiro e pestë e Superligës së Basketbollit Kosovar, që ishte tejet interesante.
Gjatë vikendit në planprogram ishin katër takime dhe u arritën rezultate tejet interesante.
Të shtunën, Peja mposhti Lipjanin me shumë mund në “Karagaç” të Pejës 96-82. Duke e arritur fitoren e tretë sivjet, përderisa Lipjani pësoi humbjen e katërt me radhë. Në anën tjetër, fitore rutinore këtë xhiro arriti edhe kampionja aktuale, Sigal Prishtina që mposhti Feronikelin 102-69, duke arritur fitoren e tretë në Superligë sivjet e debutuesi i sivjetmë i Superligës mbeti edhe këtë xhiro pa fitore, duke pësuar edhe humbjen e katërt me radhë.
Të dielën poashtu u luajtën dy sfida, Ponte Prizreni mposhti Trepçën në kryendeshjen e javës 88-78, duke e arritur fitoren e tretë sivjet, ndërsa Trepça pësoi edhe humbjen e tretë me radhë, duke mbetur ende pa fitore sivjet. Dhe kjo xhiro interesante u mbyllë në “Mizahir Isma”, ku vendasit e Rahovecit triumfuan pa telashe ndaj Bashkimit me rezultatin e thellë 78-54, duke arritur fitoren e tretë sivjet, përderisa Bashkimit ia shkaktuan humbjen e dytë sivjet, krahas dy fitoreve që ka. Këtë xhiro Golden Eagle Ylli pushoi.
Pas xhiros së pestë, renditjes tabelare në elitën e Basketbollit tonë vazhdon ti prijë, Golden Eagle Ylli me 8 pikë të tubuara, aq sa ka edhe Ponte Prizreni në pozitën e dytë. Në pozitat 3 dhe 4 gjenden Sigal Prishtina e Peja me nga 7 pikë. Pozitat 5/6 i ndajnë Rahoveci e Bashkimi me nga 6 pikë, Lipjani gjendet në pozitën e 7-të me 5 pikë, Feronikeli në pozitën e 8-të me 4 pikë dhe e fundit mbetet Trepça me 3 pikë të tubuara.
Komentet janë të mbyllura.