MEKAJ FILLON STËRVITJET ME RAHOVECIN
Prishtinë(AsistiOnline) – Njëri ndër fundorët më kualitativ në basketbollin e Kosovës, Leonard Mekaj ka rifilluar stërvitjet pas një lëndimi që pati.
Mekaj ditën e sotme ka rifilluar stërvitjet me skuadrën e Rahovecit edhe pse po stërvitet me maskë mbrojtëse në fytyrë, ai shumë shpejtë pritet të jetë i gatshëm edhe për ndeshjet zyrtare.
Të kujtojmë që Mekaj ishte lënduar duke pësuar frakturë në hundë, në ndeshjen hapëse të stinorit e vlefshme për Superkupën e Kosovës, pas një dueli që pati me fundorin e Prishtinës, Jonathan Wade.
Komentet janë të mbyllura.