BASHKIMI(F) E NISË ME FITORE TË THELLË, MERR KREUN E RENDITJES
Prishtinë(AsistiOnline) – Me fitoren e Bashkimit ndaj Trepçës çaste më parë, është mbyllur xhiro e parë e Superligës së femrave për stinorin e ri.
Vashat e Bashkimit të Prizrenit, kanë arritur fitore të thellë ndaj Trepçës nga Mitrovica me rezultat 94-36, për ta nisur me fitore stinorin e ri në elitën e basketbollit kosovar femëror.
Në këtë fitore të vashave prizrenase, pikë dyshifrore arritën, Saranda Daci 22 pikë, Gresa Gashi 16 pikë dhe Khadija Brown me 15 sosh. Vlen të ceket se i gjithë ekipi prizrenas arriti të shënoj pikë.
Tek Trepça u dalluan, Melisa Ibrahimi me 17 pikë e Sihana Ramoja me 10 sosh.
Bashkimi me këtë fitore merr kren e tabelës në xhiron e parë, shkaku i koshaverazhit më të mirë se Prishtina e Penza.
Komentet janë të mbyllura.