PRISHTINA(F) SOT DEBUTOJNË NË GARAT NDËRKOMBËTARE
Prishtinë(AsistiOnline) – Më në fund po shihet dritë në fund të tunelit edhe për basketbollin kosovar femëror, pas shumë e shumë vitesh izolimi dhe mos përkrahje.
Pikërisht ditën e sotme në Rusi, një klub nga Kosova në konkurencën e femrave, debuton në gara ndërkombëtare prestigjioze.
Kampionia e Kosovës në basketboll në konkurrencën e femrave, KBF Mabetex Prishtina, sonte do të debutojë në garat e FIBA EuroCup Women dhe kjo është hera e parë që një klub nga Kosova merr pjesë në një garë të nivelit të tillë.
Vashat prishtinase ndodhen në një grup me dy skuadrat ruse, Sparta &K Moskow Region Vidnoje, MBA Mosow dhe Beshiktashin e Turqisë.
Ndeshja e parë për vashat kryeqytetase do të jetë më 16 tetor në udhëtim te MBA Mosow, derisa ndeshjen e parë në shtëpi do ta kenë ndaj Sparta-s, më 24 tetor.
Më 31 tetor e presin Beshiktashin, si dhe më pas e presin MBA Moscow më 7 nëntor. Dy ndeshjet e fundit do të jenë si mysafirë, ndaj Sparta-s më 27 nëntor dhe 5 dhjetor ndaj Beshiktashit. Dy ekipet e para kualifikohen tutje.
Ndeshja e sontme, MBA Mosow-Mabetex Prishtina zhvillohet nga ora 18:00.
Komentet janë të mbyllura.