MILANO TRIUMFON NË MES TË ATHINËS, BAYERNI GJUNJËZON LYONIN
Prishtinë(AsistiOnline) – Kanë përfunduar edhe dy ndeshje të radhës sa i përket ditës së sotme në Euroligën e basketbollit evropian.
Olimpia Milano ka arritur fitore të jashtëzakonshme në çastet e fundit ndaj Panathinaikosit në Greqi me vetëm një pikë dallim 78-79.
Për këtë fitore të bujshme të milanezëve në mes të Athinës, sonte u përkujdes Vladimir Micov me 18 pikë.
Në anën tjetër, Bayerni gjerman ka arritur ta mposhtë Lyonin francez me rezultat të thellë 104-63 dhe duke ju shkaktuar humbjen e parë francezëve, pas dy fitoresh rresht.
Individi kryesorë në fitoren e Bayernit sonte ishte, Maodo Lo me 19 pikë.
Komentet janë të mbyllura.