Basketboll

PËRFUNDON XHIRO HAPËSE E LIGËS SË PARË

Prishtinë(AsistiOnline) – Me ndeshjet e djeshme ka përfunduar xhiro e parë në Ligën e parë seniore të meshkujve.

Një xhiro tejet interesante që dha rezultate tejet interesante.

Në ndeshjen hapëse të stinorit, Kerasan Prishtina triumfoi ndaj Vushtrrisë si mysafire 61-64.

Përderisa edhe Istogu arriti fitore si mysafirë i Boreas në Pejë me shifrat 69-65.

Fitore si mysafire e New Basketit të Prizrenit, arriti edhe As Prishtina(Ish-Don Bosko), që mposhti vendasit 51-62.

Dhe në ndeshjen e fundit, nën-kampioni i vitit të kaluar, Vëllaznimi arriti fitore ndaj Dritës në Gjilan 63-75.

Pas xhiros së parë, renditjes tabelare i prinë Istogu i pasuar nga Vëllaznimi, As Prishtina, Kerasan Prishtina, Vushtrria, New Basket, Drita, Borea dhe Prishtina e Re.

 

Komentet janë të mbyllura.