Basketboll

ZENITI ARRIN FITOREN E PARË NË EUROLIGË, MPOSHT NJË GJIGANT

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra debutuese sivjet në Euroligë, Zenit ka arritur fitoren e parë të stinorit.

Rusët nga Peterburgu, kanë arritur fitore shumë të vlefshme në udhëtim tek gjiganti i basketbollit grek dhe evropian, Olimpiakos me rezultatin 68-77. Në fakt koha e rregullt mbaroi barabartë 64-64, por gjatë vazhdimeve ekipi i Zenitit ishte më këmbëngulës dhe arriti fitore të madhe.

Mateusz Ponitka me 18 pikë e Alex Renfroe me 10 sosh, ishin realizatorët kryesorë tek Zeniti sonte.

Tek Olimpiakosi për fitore s’mjaftoi, Nikola Milutinov me 16 pikë.

 

 

Komentet janë të mbyllura.