Basketboll

TREPÇA FITON DERBIN E VJETËR NDAJ PEJËS, ARRIHET E PARA E STINORIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Trepçës nga Mitrovica më në fund e ka arritur fitoren e parë në stinorin e ri të Superligës së Kosovës.

”Xehtarët” kanë arritur që ta mposhtin rivalin e vjetër, Pejën me rezultatin e përgjithshëm 76-65.

Mitrovicasit sonte gjatë tërë takimit, kishin rezultatin në anën e tyre, duke i fituar tre çerekët kryesorë të ndeshjes(17-12, 23-17, 13-19) për dallim nga Peja që sonte nuk ishte fare në element dhe arriti ta fitojë vetëm çerekun e tretë të ndeshjes(13-17), por pa arritur të lërë gjurmë sonte.

Pikë dyshifrore në fitoren e Trepçës sonte realizuan, D.J Hanes që ishte fantastik sonte, ku për 40 minuta lojë, realizoi plotë 39 pikë, Besnik Azemi realizoi 13 pikë e E.J Boyce shtoi 11 sosh.

Tek Peja sonte s’mjaftuan për fitore, Malcolm Armstred e Jamecheal Morgan me nga 14 pikë, por as Jordan Martin që realizoi 10 sosh.

Trepça sonte arriti fitoren e parë të stinorit pas, 3 disfatash, përderisa Peja pëson disfatën e dytë, karshi tre fitoreve.

Komentet janë të mbyllura.