Basketboll

RAHOVECI DOMINON NË MES TË THERANDËS, I’A SHKAKTON YLLIT HUMBJEN E PARË

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Rahovecit e ka arritur fitoren e katërt në Superligën e Kosovës.

”Vreshtarët” kanë arritur që ta dominojnë ndeshjen e sontme derbi, ndaj Golden Eagle Yllit, duke arritur fitore në fund me shifrat finale 72-91.

Ylli vetëm në çerekun e parë ishte rival i denjë i Rahovecit, kur e fitoi çerekun e parë 28-27. Por në të dytin, Rahoveci u kundërpërgjigj fuqishëm duke shënuar plotë 29 pikë e duke pranuar vetëm 9 sosh dhe e mbylli pjesën e parë në avantazh konstant 37-51.

Në çerekun e tretë Ylli përsëri tentoi të këndellet duke e fituar çerekun e tretë 24-17, por Rahoveci në periodën e fundit(11-23) luajti kujdesshëm dhe arriti ta ruajë rezultatin e të arrijë fitore të merituar.

Më të merituarit në fitoren e Rahovecit sonte ishin, Justin Gray me 18 pikë, Jure Gunjina me 17 pikë e Chris Bradford e Arian Qallaku me nga 12 sosh.

Tek Ylli s’mjaftoi për fitore, performanca fantastike e Valon Bunjakut që realizoi 22 pikë, por s’mjaftuan as Anthony Adger me 19 pikë e Samir Zekiqi me 15 sosh.

Rahoveci arrin edhe fitoren e katërt, karshi një disfate, këtë stinor në Superligë, ndërsa Ylli pëson disfatën e parë të stinorit karshi 4 fitoreve.

Komentet janë të mbyllura.