EKSKLUZIVE/ZYRTARE: PRISHTINA SHKËPUT BASHKËPUNIMIN ME DYSHEN FEEHAN & JANSSEN
Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra kryeqytetase, Sigal Prishtina ka shkëputur bashkëpunimin me dyshen e lojtarëve të huaj, Shea Feehan e Jonathan Janssen.
Lajmin në fjalë, për AsistiOnline.com e ka zbuluar ekskluzivisht, drejtori gjeneral i Prishtinës, Florian Miftari.
“Kemi shkëputur marrëveshjet me dy lojtarët, Feehan e Janssen për shkakun se nuk kemi qenë të kënaqur me atë se çfarë treguan deri tani”.
Tutje Miftari tregoi se tek Prishtina mund të vinë edhe zëvendësuesit eventual të lojtarëve të larguar.
“Lojtarët në fjalë, ka mundësi që ti zëvendësojmë dhe së bashku me trajnerin po e shqyrtojmë këtë mundësi”, tregoi për AsistiOnline, Miftari.
Me largimin e dyshes në fjalë, tek Prishtina mbeten vetëm dy të huaj, Fahro Alihodzic e Jonathan Wade, përderisa Divine Myles llogaritet si vendorë.
Prishtina edhe sivjet synon trofetë, ndërsa të mërkurën kundër Apoel Nicosia e nisë fazën e grupeve në FIBA Europe Cup.
Komentet janë të mbyllura.